Kampionate

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic: Nuk duhet nënvlerësuar Shqipëria


Kroacia do të jetë pjesë e Grupit B në Euro 2024, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

Trajneri kroat, Zlatko Dalic ka komentuar shortin duke theksuar se “kemi tërhequr padyshim grupin më të vështirë të mundshëm”.

“Kemi tërhequr padyshim grupin më të vështirë të mundshëm, po luajmë kundër kampionit aktual të Evropës dhe fituesit aktual të Nations League. Do të kemi një punë shumë të vështirë, por shpresoj që ta kalojmë, siç kemi bërë gjithmonë deri tani”, u shpreh Dalic.

“Synimi ynë është të kalojmë grupin, të arrijmë në fazën eliminatore të kompeticionit”.

“Do të jetë e vështirë dhe e pasigurt, nuk duhet të nënvlerësojmë as Shqipërinë, e cila ishte e shkëlqyer në eliminatore. Ne hapim kundër Spanjës në Berlin, dhe në ndeshjen ndoshta vendimtare luajmë kundër Italisë. Pra, do të jetë e vështirë, e vështirë dhe luftarake, por ne jemi mësuar me të. Kemi gjashtë muaj përpara, dalëngadalë po fillojmë të përgatitemi dhe shpresoj ta zgjidhim”, tha ish-trajneri i Dinamo City-t në Shqipëri.

Kroacia hap kampionatin më 15 qershor në Berlin me Spanjën, më 19 qershor në Hamburg takohet me Shqipërinë dhe më 24 qershor në Leipzig do të takohet me kampionët e Europës, Italinë.

Rivalët e frikshëm të Shqipërisë në Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore