Shqipëria

Tragjike, ish-portieri i Butrinit humb jetën gjatë një ndeshjeje miqësore mes veteranësh


Ish-portieri i Butrintit të Sarandës, Fredi Mërkuri ka humbur jetën këtë të shtunë gjatë një ndeshjeje miqësore mes fubollistësh veteranë.

Mërkuri ishte duke luajtur në miqësoren mes veteranëve të Butrinitit dhe një grupi nga Athina.

62-vjeçari nuk ishte ndjerë mirë gjatë ndeshjes dhe kishte rënë në fushë. Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportimin e tij drejt spitalit, ish-portieri nuk ia doli duke humbur jetën në mënyrë tragjike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore