Lajme

Tragjedia në paradën e Wisconsin-it, shkon në 6 numri i viktimave


Pamje nga fatkeqësia e 22 nëntorit në qytetin e Waukesha-s pasi një makinë u fut mes turmës gjatë një parade të Krishtlindjeve 

Shkon në gjashtë numri i jetëve të humbura në Wisconsin, pasi një makinë u fut mes turmës gjatë një parade të Krishtlindjeve në qytetin e Waukesha-s, në perëndim të Milwaukee-s.

Viktima është një fëmijë, i cili u plagos dhe nuk arriti do t’u mbijetonte plagëve të marra.

Darrell Edward Brooks Jr, 39 vjeç, drejtuesi i mjetit që shkaktoi fatkeqësinë duke lënë 62 të plagosur – mes tyre fëmijë –  do të gjykohet për pesë akuza për vrasje me dashje dhe akuza të tjera janë në pritje. Disa nga të plagosurit mbeten në gjendje kritike.

Brooks bëri paraqitjen e tij fillestare në gjykatë të martën. Ai dëgjohej duke qarë gjatë procesit.

Darrell Brooks, në paraqitjen e tij fillestare, të martën, 23 nëntor 2021 në Gjykatën e Qarkut Waukesha në Waukesha, Wis.

Sipas kallëzimit penal, dëshmitarët i thanë policisë se automjeti “dukej se po lëvizte qëllimisht krah për krah”, pa asnjë përpjekje për të ngadalësuar ose ndaluar, pasi goditi shumë njerëz.

Një oficer policie qëlloi në automjet, duke e goditur atë tre herë, dhe një detektiv doli përpara automjetit të Brooks-it.

Ky i fundit nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë amerikane. Kjo pasi Brooks ishte liruar me kusht nga burgu duke paguar shumën prej 1 mijë dollarësh për një rast në qytetin Milwaukee në fillim të nëntorit, në të cilin ai akuzohej se kishte goditur qëllimisht një grua me makinën e tij.

Shefi i policisë së Waukesha, Dan Thompson tha se 39-vjeçari, po largohej nga skena e një mosmarrëveshjeje në familje që kishte ndodhur vetëm disa minuta më parë kur ai hyri me makinë në rrugën e paradës.

Që prej vitit 1999 ai është akuzuar për rezistencë ndaj forcave policore, shkatërrim të pronës, armëmbajtjes pa leje, dhunës në familje, përdorim dhe shitjeve të narkotikëve, si dhe shpesh-herë mbi të kanë rënduar akuza për ngacmim seksual.

Të hënën në mbrëmje, qindra njerëz u mblodhën për një vigjilje në Cutler Park të Waukesha-s për të kujtuar viktimat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore