
Ka mbi 3 mijë e 800 kultura të ndryshme në botë, ku secila prej tyre ka traditat e veta.
Disa prej tyre praktikojnë ende zakonet dhe traditat e vjetra. Ndërsa disa tjera i kanë lënë më shumë haps ire edhe modernizmit.
Japonia është ndër vendet që ka një nga sistemet më të komplikuara të konventave shoqërore dhe rregullave të sjelljes. Një turist, që viziton këtë vend për herë të parë, mund të hutohet lehtë dhe t’i ngatërrojë gjërat.
Njihuni me disa nga traditat më të pazakonta nga e gjithë bota
Zjarri i Pashkëve, Gjermani
Në vigjilje të Pashkëve, njerëzit në Gjermani ndezin zjarre të mëdha në pjesë të ndryshme të vendit. Ky zakon është shumë i vjetër te gjermanët, ata mirëpresin pranverën dhe largojnë shpirtrat e këqij të dimrit.
Në disa pjesë, kryesisht në North-Rhine Westphalia, një rrotë e madhe prej druri digjet dhe, më pas, rrotullohet në një shpat për të siguruar një korrje të mirë.
Para në ushqim, Bolivi
Në Bolivi, njerëzit shënojnë fundin e vitit dhe mirëpresin vitin e ri duke futur monedha në ëmbëlsira. Besohet se, kushdo që gjen monedhën, do të ketë fat në vitin e ardhshëm.
Hedhja e dhëmbëve, Greqi
Në Greqi, kur dhëmbi i një fëmije bie, ata e hedhin atë në çati. Kur hedhin dhëmbin, me vetëdije dëshirojnë që dhëmbët e tyre të jenë të fortë dhe të shëndetshëm.
Hedhja e domates, Spanjë
La Tomatina është një festival, që karakteristikë ka hedhjen e domateve ndaj njerëzeve. Ky festival argëtues filloi në vitin 1945. Disa fëmijë u rrëzuan aksidentalisht, ndaj ata filluan të godisnin njëri-tjetrin. Nga ajo ngjarje, tashmë është kthyer në traditë.
Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla, si shtrydhja e domateve përpara se t’i hidhni dhe respektimi i të tjerëve në mënyrë që të kalohet sa më mirë.
Akullore në dimër, Mongoli
Ndërsa ne e shijojmë akulloren në ditët e nxehta të verës, në Mongoli, preferojnë ta hanë atë gjatë ditëve më të ftohta të dimrit. Ka shitës ambulantë që shesin akullore pa pasur nevojë për ngrirje, sepse temperaturat mund të arrijnë deri në -22ºC.
Prerja e flokëve një herë në jetë, Kinë
Huangluo Red Yao është një fshat në Kinë i njohur për gratë që kanë flokët më të gjatë në botë. Ato zakonisht i mbajnë flokët të mbështjellë nën shami. Gjatë festivalit të tyre, ato i lëshojnë flokët, i lajnë dhe i krehin. Gjatësia mesatare e flokëve të tyre është afërsisht 3.3 metra.
Gratë Yao i lënë flokët të rriten sepse besojnë se do t’u sjellë atyre një jetë të gjatë. Ato i presin një herë në jetën e tyre në moshën 18 vjeçe, e cila simbolizon ritin e kalimit dhe tregon se vajza është gati të martohet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Revista “Conde Nast Traveler”, e përfshinë Kosovën në listën e saj prej 24 vendeve më të mira për t’i vizituar në vitin 2024
-
Një tur në rajonin më të famshëm të shampanjës në Francë
-
“Komploti” i suksesshëm i Ben Blushit në Prishtinë
-
“Veprat dhe emri i tij jehojnë gjithandej”, Kurti për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha