Sport

Tottenham siguron transferimin e Maddison


Tottenham është afër kompletimit të një marrëveshjeje prej 40 milionë funtesh për mesfushorin e Leicester-it, James Maddison.

Dyja klubet thuhet se tashmë kanë arritur marrëveshje dhe Maddison do të udhëtojë drejt Londrës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Ai ka bërë 203 paraqitje për Leicester-in që kur u bashkua nga Norwich në vitin 2018 për një tarifë prej rreth 20 milionë funte.

Maddison shënoi 10 gola në Premier League sezonin e kaluar, por nuk ishte në gjendje të parandalonte klubin nga rënia në Championship.

Në përgjithësi, ai shënoi 55 gola dhe dhuroi 41 asistime për “dhelprat” dhe krijimtaria e tij do të jetë një shtesë e mirëpritur për skuadrën e Spurs që i ka munguar një playmakeri që nga largimi i Christian Eriksen në 2020.

Neëcastle gjithashtu ka tentuar më parë të nënshkruajë me Maddison, por duket se e ka kthyer vëmendjen te Sandro Tonali i AC Milan këtë verë.

Tottenham nënshkroi portierin italian Guglielmo Vicario nga skuadra e Serie A Empoli të martën dhe gjithashtu ka bërë të përhershme huazimin e mesfushorit suedez Dejan Kulusevski nga Juventus që nga ardhja e trajnerit të ri Ange Postecoglou.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore