Sport

Tottenham refuzon menjëherë ofertën e Bayern-it për Kane


Bayern Munich është njëra nga skuadrat e shumta evropiane që dëshiron ta transferojë sulmuesin e Tottenham-it, Harry Kane.

Kampionët e Gjermanisë e kanë dërguar një ofertë zyrtare te Tottenham-i për shërbimet e sulmuesit anglez, por duket që ajo është refuzuar menjëherë.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, duke cituar “TheAthletic”, anglezët i kanë thënë “Jo” ofertës së Bayern-it e cila ishte 70 milionë euro plus shtesa për sulmuesin më të mirë në historinë e kombëtares angleze.

Thuhet se presidenti i klubit të Tottenham-it, Daniel Levy, nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë për sulmuesin e tij, pasi që ai duket i bindur se do ta mbajë Kane-n në skuadër.

Kujtojmë që për shërbimet e 29-vjeçarit janë të interesuar edhe Manchester United dhe Real Madrid.

Mbetet të shihet se a do të privohen Spurs nga shërbimet e kapitenit të tyre, apo ai do të mbetet akoma në Londër.

Kujtojmë që Kane ka kontratë aktive me klubin deri në verën e ardhshme, që do të thotë se ai mund të largohet me parametra zero kur t’i skadojë kontrata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore