Sport

Tottenham-i i Conte-s, tre lojtarë ikin dhe katër vijnë


Antonio Conte pritet të jetë në krye të stolit të Tottenham-it për të zëvendësuar të larguarin, Nuno Espirito Santo-n. Italiani ishte pranë kalimit te Spurs edhe në verë, por atëherë e refuzoi kalimin, çka nuk pritet të ndodh përsëri.

Tottenham-i nuk po kalon form të mirë këtë sezon. Në Premier League renditet në vendin e nëntë. Ndërsa në Conference League në vendin e tretë.

Për ta sjellë skuadrën në vendin e merituar dhe investimet t’ia vlejnë, bordi i Tottenham-it ka vendosur pro Conte-s. Sipas mediave britanike, paga e italianit do të jetë rreth 17 milionë euro në sezon, ndaj dhe shanset që ai të refuzojë Spurs janë të pakta.

Gazeta e përditshme italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton edhe dëshirat e Conte-s për merkaton. Janë katër emra në hyrje dhe tre në dalje.

Lojtarët që synon të afrojë Conte janë të gjithe nga Serie A. I pari është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb i Fiorentina-s, nuk ka pranuar rinovimin me klubin viola. Por, për të rivaliteti do të jetë shumë i lartë me Juventus-in dhe Atletico Madrid-in.

Emri tjetër është ai i Franck Kessie-s. Mesfushori i Milan-it në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, pasi nuk po rinovon me kuqezinjtë. Stefan de Vrij, mbrojtësi holandez i Inter-it është emri tjetër që Conte preferon në Londër. Dhe në fund, Manuel Lazzari i Lazio-s.

Ndërsa emrat në dalje janë ata të Dele Alli-t, Giovani lo Celso-s dhe Steven Bergwijn-it. Të tre lojtarë që pritej shumë, por me kalimin e kohës dhe forma e tyre është zbehur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore