Jetesë & Stil

Tory Lanez “i frikësuar për jetën e tij” brenda burgut, pas dënimit mbi plagosjen e Megan Thee Stallion


Rep artisti kanadez, Tory Lanez është i frikësuar për jetën e tij në burg pasi u shpall fajtor për plagosjen e ish të dashurës së tij, rep artistes Megan Thee Stallion.

Kështu të paktën zbulojnë burime pranë rep artistit, për të cilin thonë, se akoma më tepër po i vështirësohet jeta për shkak të reputacionit, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

“Tory është i frikësuar për jetën dhe sigurinë e tij në burg. Ai ndihet sikur është një objektiv i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë për shkak të statusit të tij të famshëm”, tha një burim.

Rep artisti mbërriti në burgun e shtetit North Kern në Delano të Californias, javën e kaluar pasi u dënua me një dekadë pas hekurave.

Po ashtu, është raportuar se ai po mbahet në “Segregacion Administrativ” për shkak të statusit të tij të profilit të lartë, i cili e mban atë kryesisht të ndarë nga të burgosurit e tjerë.

Tory Lanez.

“Lanez përcillet në dushe ku lahet vetë” dhe “nëse zgjedh të kalojë kohë në oborr, ai do të jetë i vetmi në zonën e rrethuar”, shtojnë burimet.

“Ai është i strehuar me kriminelë të vërtetë, vrasës. Pra, ai me të vërtetë shpreson se avokatët e tij do të jenë në gjendje të vazhdojnë të luftojnë për lirinë e tij, duke ruajtur ende pafajësinë e tij. E gjithë kjo është një rrëmujë”, shtuan tutje burimet.

Vetëm këtë muaj, një tjetër i burgosur në të njëjtin institucion, i cili thuhet se po vuan dënimet për vrasje të shumta, u akuzua për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vdekjen e parakohshme të shokut të tij të qelisë.

Një ish i burgosur në të njëjtin burg u dënua këtë muaj për sulmin ndaj dy punonjësve në vitin 2020.

Megan Thee Stallion.

Rep artisti 31-vjeç, Lanez, u dënua me 10 vjet heqje lirie në muajin gusht. Ai u shpall fajtor për plagosjen e rep artistes Megan Thee Stallion në këmbë, pasi dyshja lanë një festë në shtëpinë e Kylie Jenner në Los Angeles në vitin 2020.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore