Sport

Torino kërkon Vlasic nga West Ham


Foto: Adrian DENNIS / AFP) (Photo by ADRIAN DENNIS/AFP via Getty Images

Torino ka bërë një ofertë për të nënshkruar me mesfushorin ofensivë kroat Nikola Vlasic nga West Ham, sipas Sky Sports në Itali.

Vlasic, 24 vjeç, iu bashkua West Ham-it nga CSKA Moska verën e kaluar dhe bëri 19 paraqitje në ligë për Hammers.

Me ardhjen e Maxwel Cornet në stadiumin e Londrës, Vlasic është vendosur të luaj më pak se sezonin e kauar.

Klubi i Serie A, i cili ka monitoruar Vlasic për disa kohë, dëshiron që ai t’i bashkohet atyre në një huazim gjatë sezonit me një opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshje.

Kujtojmë se në ndeshja e parë e sezonit për West Ham, përfundoi me humbje, ku kampionët në fuqi të Premier League-s triumfuan me dy gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore