Film

Tom Holland dhe Zendaya bëjnë shaka me diferencën e tyre të gjatësisë


Gjatësia nuk është problem për këtë çift të ri – bëhet fjalë për aktorin britanik, Tom Holland dhe këngëtaren e aktoren, Zendaya, të cilët dukeshin më të lumtur se asnjëherë gjatë një interviste të përbashkët në emisionin “The Graham Norton Show”.

Për ata që nuk e dinë, Zendaya është për dy centimetra më e gjatë sesa Holland, por kjo as që diskutohet tek dyshja, madje ata edhe bëjnë shaka me këtë diferencë.

Por, ishte një histori interesante gjatë filmit “Spider-Man: No Way Home”, pasi që gjatësia bëri që gjërat të zhvilloheshin jashtë skenarit të planifikuar.

Tom Holland dhe Zendaya të ftuar në emisionin “The Graham Norton Show”.

“Kur po xhironim Spider-Man, ai lëkundej në maje të një ure dhe vendoset aty. Supozohej që ai të pushonte butësisht në urë dhe të largohet prej saj”.

“Por, për shkak të ndryshimit në lartësi, ne ishim të lidhur, kështu që unë do të zbarkoja para tij. Padyshim që këmbët e mia goditën në tokë përpara se ai ta bëjë atë”, ka thënë  Zendaya.

Holland, gjithashtu 25 vjeç, vazhdoi të tregonte mendimin e tij lidhur me këtë dukuri mjaft të spikatur në mediat rozë dhe po ashtu edhe nga fansat e tyre.

Tom Holland dhe Zendaya të ftuar në emisionin “The Graham Norton Show”.

“Unë jam superheroi. Unë duhet të dukem mirë”, tha ai ndërsa e dashura e tij qeshte së bashku me publikun.

“Ajo do të zbarkonte e para dhe më pas do të më kapte në atë formë që këmbët e mija të ishin të sigurta përderisa ndeshen me tokën”, shtoi Holland.

Kopertina e filmit “Spider-Man: No Way Home”.

“Spider-Man: No Way Home” është një film i ardhshëm amerikan, i bazuar në personazhin e Marvel Comics Spider-Man, dhe i bashkë prodhuar nga Columbia Pictures dhe Marvel Studios, ndërsa është shpërndarë nga Sony Pictures Releasing.

Filmi është vazhdimi i “Spider-Man: Homecoming” (2017) dhe “Spider-Man: Far From Home” (2019) – i drejtuar nga Jon Watts, si dhe shkruar nga Chris McKenna dhe Erik Sommer.

Brenda filmit ku Tom Holland luan në rolin e Peter Parker / Spider-Man së bashku me Zendaya, – kasti përbëhet edhe prej aktorëve të tjerë të famshëm si; Benedict Cumberbatch, Jacob Batalon, Jon Favreau, Marisa Tomei, JB Smoove, Benedict Wong e Jamie Foxx.

Në film, Parker i kërkon Dr. Stephen Strange (Cumberbatch) që të ndihmojë për ta bërë identitetin e tij si Spider-Man një sekret përsëri me magji, gjë që çon në hapjen e multiversit dhe lejimin e supervillanëve nga realitetet alternative të hyjnë në universin e Parkerit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore