Jetesë & Stil

Tom Cruise i jep fund romancës me Elsina Khayrovan, ish gruan e oligarkut rus


Aktori Tom Cruise thuhet se është ndarë nga e dashura e tij socialiste ruse, Elsina Khayrova, vetëm disa ditë pasi takoi fëmijët e saj.

Ylli i “Top Gun”, 61 vjeç, dhe Elsina, 36 vjeçe, e cila është ish-gruaja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar gjatë një feste në Mayfair, ku u panë duke kërcyer së bashku.

Por tani raportet kanë dalë se rrugët e tyre janë ndarë, vetëm disa ditë pasi ai takoi fëmijët e saj, tksa thuhet se Tom ishte ai që i ka dhënë fund romancës, por donte të qëndronin miq sepse ata jetojnë në të njëjtin bllok apartamentesh në Londër.

Elsina Khayrova.

“Të përfundosh gjërat me një notë të keqe do të ishte e vështirë nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin në ashensor”, tha një burim.

“Marrëdhënia e tyre thjesht shkoi në rrjedhën e saj”, shtoi ai.

Elsina ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e saj e mëparshme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve, Dimitry Tsvetkov.

Po ashtu ajo është vajza e Rinat Khayrova, një politikan kryesor rus që ka një pasuri rreth 5 miliardë paund dhe është një aleat i ngushtë i Presidentit Putin.

Lajmi vjen pasi vetëm javën e kaluar u raportua se Tom po afrohej më shumë me Elsinën – dhe “kishte kaluar rregullisht netët në apartamentin e saj të mrekullueshëm në Londër”, thanë miqtë.

Dyshja morën pjesë së fundmi në një darkë gala vezulluese në mbështetje të Bamirësisë së Ambulancës Ajrore të Londrës në hotelin me pesë yje Raffles, ku Princi William ishte mysafir nderi.

Dyshja mbërritën në ngjarjen e shkëlqyer veç e veç, por miqtë e asaj kohe thanë se ata kishin kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku me aktorin hollivudian një vizitor i rregullt në apartamentin e saj luksoz prej 10 milionë funtesh në Knightsbridge.

Një burim i tha MailOnline se dyshja i kishte zyrtarizuar gjërat, duke shpjeguar se Tom “ishte i njohur në rrethin e Elsinës si i dashuri i saj”.

Tom Cruise.

“Ata janë afruar shumë gjatë javëve të fundit, por bëjnë shumë kujdes që të mos fotografohen së bashku sepse duan të ruajnë privatësinë e tyre”, tha burimi.

“Tomi ka qëndruar natën në apartamentin e Elsinës, i cili siç mund ta imagjinoni është një vend shumë i bukur. Ata kënaqen së bashku dhe pavarësisht nga pasuria e tyre, bëjnë shumë gjëra që bëjnë çiftet normale”, shtoi ai.

Burimi zbuloi se çifti gjithashtu kishte darkuar privatisht në një numër restorantesh ekskluzive në Londër dhe gjithashtu kishin shijuar shëtitjet së bashku nëpër Hyde Park, ndërsa ishin të maskuar – parku gjendet afër shtëpisë së Elsinës.

Tom ishte i martuar më parë me Katie Holmes, 45 vjeçe, dhe dyshja kanë një vajzë Suri, 17 vjeçe.

Ceremonia e dasmës së Tom dhe Katie prej 2 milionë funtesh në nëntor të vitit 2006 u mbajt në kështjellën Odescalchi të shekullit të 15-të në Itali, me këngëtarin e operas Andrea Bocelli duke u serenuar, Beckhams, Jennifer Lopez-it e të ftuarve të tjerë yje.

Katie bëri kërkesë për divorc në vitin 2012, duke marrë kujdestarinë e plotë të vajzës Suri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore