Sport

Tokio, përgatitet të presë Lojërat Olimpike


Japonia do të organizojë Lojërat Olimpike në më pak se një muaj. Nga 23 korriku deri më 8 gusht, Tokio do të jetë jo vetëm kryeqyteti i Japonisë, por edhe ai i sportit olimpik, ku do të marrin pjesë sportistë nga gjithë bota, mes tyre edhe shqiptar.

Lojërat Olimpike Verore ishin programuar për t’u luajtur gjatë vitit 2020, por për shkak të pandemisë së Covid-19 u shtynë për këtë vit, por dukej se edhe ky vit nuk ishte i duhuri për Japoninë, që ka pak kohë që po njeh ulje të numrit të infeksioneve me koronavirus.

Megjithë kërkesën e autoriteteve shëndetësore dhe apelit të politikës japoneze për shtyrjen e tyre, ose së paku mos hapjen e stadiumeve, gjithçka iu la në dorë, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ishin këta të fundit që vendosën në mënyrë përfundimtare organizmin e lojërave në datat e përcaktuara. Por, ato do të zhvillohen nën masat të rrepta anti-Covid.

Disa nga sportistët shqiptar që do të jenë pjesë e këtyre lojërave, të konfirmuar tashmë, janë: Erkand Qerimaj, Luiza Gega, Izmir Smajlaj etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore