Tokyo 2020

Tokio 2020, lejohen ekipet e mediave sociale të publikojnë lojtarët e ulur në gjunjë kundër racismit


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e Tokio 2020 kanë ndryshuar mendim në qëndrimin e tyre për të ndaluar ekipet e mediave sociale për të publikuar fotografi të atletëve ulur në gjunjë në këto Lojëra Olimpike.

Media britanike “The Guardian” zbuloi se ata kishin lëshuar një diktat kundër shfaqjes së imazheve të tilla, vetëm disa orë para ndeshjes së parë të futbollit të femrave mes Britanisë së Madhe dhe Kilit, të mërkurën.

Në ditën e parë të garës nuk kishte asnjë imazh të vetëm të ndonjë atleti duke qëndruar në gjunjë, në sajdin zyrtar të Tokio 2020, si dhe në mediat sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Pavarësisht se lojtaret e SHBA, Sedisë dhe Zelandës së Re kryen ritualin kundër racizmit, të ulur në gjunjë.

Të enjten në mëngjes me kohën e Tokios, llogaria e Lojërave Olimpike në Twitter publikoi një foto të Lucy Bronze të ulur në gjunjë, së bashku me mesazhin “Sporti filloi dje. Ekipet u gjunjëzuan para konkursit”.

Në këto Lojëra atletëve u lejohet që të protestojnë, pasi rregulli 50-të i IOC më herët i ndalonte që atletët të bënin çdo lloj “demostrate ose propagande politike, fetare ose racore në ndonjë vend olimpik ose zona të tjera”.

Protestat paqësore tani lejohen në fushën e lojës, por me kushtin që të mos krijojnë përçarje dhe me respekt për konkurentët e tjere. Ndërsa, sanksionet janë në fuqi, për çdo protest që bëhet në podiumin e medaljeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore