Lajme

Tjetër depo nafte përfshihet nga zjarri në Rusi


Një depo nafte ka marrë flakë në qytetin rus të Bryansk-ut.

Botet kanë marrë flakë në depon e naftës në Bryansk, transmeton kanali Telegram i TASS-it, duke cituar informacione nga qeveria e rajonit Bryansk.

Lajmi është bërë i ditur gjithashtu nga agjencia Reuters.

Ka pasur shpërthime dhe zjarr në zonën e depove lokale të naftës, sipas mediave, duke cituar të dhëna nga banorët vendas.

Këshilltari i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës Anton Gerashchenko shkroi në Telegram se në Bryansk filloi evakuimi i njerëzve që jetonin pranë depos së naftës, e cila mori flakë.

“Policia nuk po shpjegon arsyen e asaj që po ndodh. Shërbimet e shpëtimit nga i gjithë qyteti tani po vijnë në vendngjarje”, shtoi ai.

Duhet të theksohet se Bryansk-u ndodhet 100 kilometra nga Ukraina.

Më 1 prill u bë e ditur se në qytetin rus të Belgorod-it një tjetër depo nafte u përfshi nga flakët.

Guvernatori i rajonit të Belgorod-it, Vyacheslav Gladkov raportoi se mbetën të vrarë dy punonjës të depos së naftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore