Sport

Titullari i Real Madrid-it do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester City-t


Te Real Madrid-i të gjithë e patën vëmendjen te Eduardo Camavinga, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Getafe-s.

Francezi u detyrua ta lëshonte fushën, pasi pësoi një dëmtim në gju në minutën e 84-të.

Kjo bëri që Carlo Ancelotti të shqetësohej për shëndetin e tij, pasi që këtë të mërkure skuadra e tij do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani, ku do të përballet me Manchester City-n në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Frika dhe tensioni ishte i lartë te madrilenët duke qenë se Camavinga është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Realit teksa është përshtatur më së miri në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Gjithsesi, ka qenë rezonanca magnetike ajo e cila bën që trajneri Ancelotti të “marrë frymë” lirisht duke qenë se analizat treguan se 20-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim serioz dhe pritet të jetë gati për ndeshjen e ardhshme në “Etihad Stadium”.

Kujtojmë që ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” të Madirdit përfundoi me rezultat 1:1, andaj misioni do të jetë i vështirë për skuadrën e Ancelotti-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore