Sport

Tiranën se ndal askush në derbi, mposht edhe Dinamon


Tirana ka fituar edhe derbin e katërt sezonal, duke mposhtur me rezultatin minimal Dinamon, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Goli i Redon Xhikës në minutën e 71-ë, ka mjaftuar për të mposhtur dinamovitët dhe të bëjë Tiranën të ruajë kreun e renditjes me 37 pikë. kuotë kjo, gjashtë pikë më lart se vendi i dytë, që ndahet nga Laçi dhe Kukësi.

Xhika u shfaq përpara portës së Simonit pas një pasimi perfekt nga Seferi dhe ka arritur të shënojë me një goditje të saktë.

Njëmbëdhjetëshja e Dinamos u përpoq deri në fund për të barazuar rezultatin, por pa mundur ta arrijë këtë gjë.

Me këtë derbi kryeqytetas në xhep, Tirana ka mposhtur tashmë dy herë Partizanin dhe dy herë Dinamon në këtë sezon, duke konfirmuar hegjemoninë e futbollit tiranas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore