Shqipëria

Tiranë: Sekuestrohen 3.6 kg kanabis në një banesë të pёrshtatur pёr kultivim narkotikёsh


Drejtoria Vendore e Policisё Tiranё(DVP) ka njoftuar sekuestrimin e 3.6 kilogramё lendё tё dyshuar kanabis, nё njё banesё tё pёrshtatur pёr kultivim narkotikёsh, nё zonёn e Vorёs.

Nё pranga janë vendosur çifti me inicialet K.Z. 34 vjeç dhe A.Z. 31 vjeç, bashkёshortё me njeri-tjetrin.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së tyre me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Nё operacionin e koduar “Vila” tё zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë dhe Komisariati i Policisë Vorë, u sekuestruan gjithashtu, nёntё fidanë narkotikë të kultivuar, fara kanabisi, aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, një sasi me lëndë të dyshuar heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet për veprime të mëtejshme i kanё kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, tё kryera nё bashkёpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore