Sport

Tirana triumfon në frymën e fundit ndaj Kastriotit, Egnatia e deklason Vllazninë


Tirana ka shënuar fitore të madhe ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena” me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e javës së 31-të në Abissnet Superiore.

Fitore e vuajtur por tepër e rëndësishme për objektivin titull për kampionët në fuqi të Shqipërisë, të cilët tani kryesojnë tabelën me pesë pikë më shumë se Partizani ndjekës.

Mesfushori i kryeqytetasve, Ardit Hila, e shënoi golin e vetëm në minutën e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Egnatia e deklasoi Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke e mposhtur me rezultat 0:4.

Skuadra nga Rrogozhina konfirmohet forcë e tretë në kampionatin shqiptar, ndërkohë që Vllaznia mbetet e pesta pas Laçit.

Donald Mëllugja realizoi një eurogol në pjesën e parë, ndërkohë që kuqeblutë kapitulluan në fraksionin e dytë pas golave të Raphael Dëamena, Fernando Medeiros dhe Jackson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore