Përballje

Tirana kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës


Tirana ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi ka marrë një fitore të merituar në Gjeorgji ndaj Dinamo Batumi me rezultat 1:2.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, bardheblutë kanë fituar  në udhëtim dhe kanë siguruar biletën për turin tjetër.

Kryeqytetasit kaluRegi Lushkjaë parët në epërsi, kur në minutën e 28-të Regi Lushkja shënoi për Tiranën.

Në minutën e 78-të, Ardit Deliu e shënoi golin e dytë për bardheblutë, gol ky që thuajse i kualifikoi në raundin e dytë.

Krejt çka arritën vendasit, ishte goli i vetëm në këtë ndeshje në minutën e fundit me anë të Tornike Kapanadze.

Megjithatë, ky gol nuk ishte i mjaftueshëm për ta ndryshuar fatin e ndeshjes, me Tiranën që vazhdon tutje në raundin tjetër.

Në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, Tirana do të ballafaqohet me skuadrën turke, Besiktas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore