Vende

Tirana kryeson listën e vendeve me çmimet më të lira për pushime


Tirana është renditur nga mediat botërore si një ndër vendet më të lira të qendrimit turistik sa i përket çmimeve. Me uljen e tyre mbi biletat e udhëtimeve, në të gjithë Evropën njerëzit po përgatiten për kryeqytetin shqiptar.

Ndaj, britaniket “Daily Express” dhe “The Sun”, kanë renditur Tiranën ndër vendet ku pushuesit mund të shpenzojnë më pak.

Këtë vit, sondazhi zbuloi se nëntë nga dhjetë qytetet më të lira janë në Evropën Lindore. Dhe ata janë të gjithë në listën e gjelbër.

Pra, pushuesit të cilët vizitojnë këto vende, do të duhet të kenë thjesht një test PCR, kur të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, kryesoi listën e qyteteve më të lira këtë vit, ku mesatarja e pushimit të fundjavës kushton vetëm një të tretën e pushimit në qytetet me çmimet më të larta, si Reykjavik në Islandë dhe Oslo në Norvegji.

Në Tiranë, akomodimi i dy netëve në një hotel me 3 yje , shoqëruar me një vakt në mbrëmje, konsumimin e diçkaje gjatë ditës , artikujt dhe aktivitetet e tjera tipike të pushimeve në çdo qytet do të kushtojë për një udhëtar mesatar vetëm 132.41  euro , sipas “shportës së barometrit”.

Të gjitha, në më pak se 225 euro për një udhëtim dy netë.

Katowice në Poloninë jugore dhe kryeqyteti lituanez, Vilnius, u zbuluan si të dytët dhe të tretët më të përballueshëm.

Ata qëndrojnë pak larg nga Tirana, me pushimet këtu që kushtojnë mesatarisht 164.13 euro për një natë qëndrimi.

I vetmi qytet i Evropës Perëndimore që arriti në dhjetëshen e parë këtë vit, ishte kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me një rënie prej 7.9% të çmimeve, duke e shtyrë atë nga vendi i dhjetë vitin e kaluar në të katërtin.

Një qëndrim aty, duke përfshirë të gjitha të mirat e “shportës së barometrit”, për një natë, do t’u kushtojë vizitorëve 180.36 euro, që është më pak se gjysma e asaj që kushton për të pushuar në qytetet e njohura të Bruges dhe Amsterdam.

Vende të tjera të lira përfshijnë Rigën në Letoni, Varshavën dhe Krakov në Poloni, Zagrebin në Kroaci, Budapestin në Hungari dhe Bratislavën në Sllovaki.

Nick Boden, kreu i “Post Office Travel Money”, thotë: “Sterlina britanike është aktualisht më e fortë kundrejt çdo monedhe evropiane, e cila i favorizon anglezët në këmbimin valutor jashtë vendit.”

“Krahasimi i kostove për akomodimin, ushqimin, pijen dhe ndonjë gjë interesante mund t’u kursejë atyre qindra paund. Për fat të mirë, sondazhi i ka bërë këto krahasime për ne.”, është shprehur ai.

Vendi më i lirë për një birrë është Lisbona, ku një shishe lager prej 330 ml në lokale, kushton mesatarisht 1.76 euro.

Gjithashtu Lisbona është e mirë për një vakt me dy pjata dhe një shishe verë,  që kushtojnë mesatarisht 45.67 euro.

Tirana është edhe më e lirë së bashku me akomodimin.

I njëjti vakt me tre pjata këtu kushton mesatarisht 38 euro, që është dukshëm më pak se Stokholmi, ku do të shpenzonit 138.15 euro.

Por kur është fjala për pijet e tepërta, Parisi mund pothuajse çdo qytet, me shishen mesatare në bare që kushton 5.45 euro.

Megjithatë, nuk janë të gjitha lajme të këqija për kryeqytetin francez.

Raporti tregon se Parisi, së bashku me kryeqytetin spanjoll Madrid, është bërë shumë më i përballueshëm në vitet e fundit, me kostot e akomodimit që bien përkatësisht me 22 përqind dhe 21 përqind nga viti i kaluar.

Dy netë në një hotel me 3 yje në Paris tani kushtojnë 139 euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore