Stil

Tina Knowles kritikon narrativat e krijuara nga komentuesit mbi paraqitjen e Beyonce në premierën e filmit “Renaissance”


Disenjatorja, Tina Knowles është zemëruar pasi njerëzit akuzuan vajzën e saj, këngëtaren Beyonce për “zbardhjen e lëkurës së saj” ose “përpjekjen” për tu prezantuar si një grua e bardhë me flokët bionde platin në premierën e filmit të saj të turneut “Renaissance”.

Knowles, postoi një video që përfshinte disa prej reagimeve që mori superylli i muzikës, i cili përfshinte komente si “ajo është e bardhë tani?”, “ajo e zbardh lëkurën” dhe “ajo gënjeu për origjinën e saj”.

Më pas, klipi shfaqi video të Beyonce-s gjatë viteve me tonin e lëkurës së saj duke u shfaqur në nuanca të ndryshme teksa kënga e saj “Brown Skin Girl” luante mbi të.

Videoja përfundoi me një mesazh prekës që thoshte: “Beyonce është një vajzë me lëkurë kafe ndonjëherë pak a shumë të lehtë. Është një kulturë, një krenari, një forcë”.

“E gjeta këtë sot dhe vendosa ta postoj pasi pash të gjithë ato budallaqe injorante, deklaratat urryese raciste për të, ka zbardhur lëkurën dhe kishte bërë flokë platin duke dashur të ishte e bardhë”.

“Ajo bën një film, të quajtur ‘Renaissance’, ku e gjithë tema është argjendi me flokë argjendi, një tapet argjendi dhe sugjerime veshje argjendi dhe ju mendoni që ajo po përpiqet të jetë një grua e bardhë dhe po zbardh lëkurën e saj? Sa e trishtueshme është që disa nga njerëzit e saj vazhdojnë narrativën budallaqe me urrejtje dhe xhelozi”, ka shtuar Knowles.

Nëna e dy fëmijëve, megjithatë, vuri në dukje se ajo ishte më e zhgënjyer nga njerëzit afro-amerikanë, të cilët gjithashtu po shtynin të njëjtën narrativë duke “duke vepruar me kaq injorancë”, duke marrë shembull Etta James që mbante flokë bjonde platin.

“Sapo shkova dhe pashë të gjithë të famshmit e talentuar afro-amerikanë që kanë pasur apo kanë flokë platin. A po përpiqen të gjithë të jenë të bardhë?”, shtoi Tina.

Knowles tha se ajo është “e lodhur” nga njerëzit që “sulmojnë” Beyoncen kur ajo realizon një arritje të re që tregon “etikën e saj të punës, talentin dhe qëndrueshmërinë” siç është filmi i saj i ri.

“Xhelozia dhe racizmi, seksizmi, standardet e dyfishta, ju i përjetësoni këto gjëra”, tha ajo mes tjerash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore