Vende

“TIME”: Berati, një nga vendet e mrekullueshme për t’u vizituar këtë vit


Revista “TIME” ka publikuar listën e vet vjetore të vendeve që duhen vizituar për vitin 2023 dhe ndër to gjendet si rekomandim për në Shqipëri qyteti i Beratit.

Nominimet kanë ardhur nga rrjeti ndërkombëtar i korrespondentëve dhe kontribuesve të “TIME”, të cilat janë verifikuar më pas nga redaktorët e botimit.

“Lista që zgjodhëm pasqyron disa tendenca të mëdha në udhëtime tani: qëndrueshmërinë dhe origjinalitetin”, ka thënë Emma Barker Bonomo, redaktore e lartë në “TIME”.

Qyteti i Beratit përshkruhet si vendi i Strehimit për hebrenjtë e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po ashtu përmendet se, “në mënyrë të pazakontë, popullsia hebreje e vendit në fakt u rrit gjatë konfliktit”.

Nga ana tjetër, nuk lihet jashtë vëmendjes mikpritja, e cila cilësohet “e jashtëzakonshme” dhe ende “çelës i kulturës lokale”.

Përveç Beratit, “TIME” ka renditur edhe disa vende të tjera të Evropës që duhen konsideruar këtë vit nga udhëtarët për t’u eksploruar.

Dijon, në Francë, ka një ndikim të gjatë në kuzhinë përtej erëzave. Në vitin 2022, prezantoi Cité Internationale de la Gastronomie et du Vin, një vend i madh prej 16 hektarësh kushtuar lavdive të kuzhinës franceze.

Parku më i ri kombëtar i Italisë u hap në vitin 2016 në Pantelleria, duke nisur transformimin e këtij ishulli të qetë në një destinacion aventure gjatë gjithë vitit.

Gjithashtu përmendet se atje është më e lehtë për të shkuar tani pasi ka fluturime të reja verore nga Roma dhe Milano.

Kurse Timisoara, në Rumani, është një Kryeqytet i Kulturës Evropiane i vitit 2023 dhe do të festojë me një sërë koncertesh, ekspozitash dhe festivalesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore