Aplikacione

TikTok-u me shef të ri ekzekutiv


Platforma e shpërndarjes së videove në internet, TikTok, ka emëruar Shouzi Chew, kryetarin kryesor financiar të kompanisë së saj mëmë ByteDance si shefin e ri ekzekutiv.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, tregon se emërimi i ri zëvendëson shefin e mëparshëm ekzekutiv, Kevin Mayer, i cili u largua vitin e kaluar menjëherë pasi u bashkua me Disney-n.

Ndërkohë, shefja e përkohshme, Vanessa Pappas, do të bëhet shefe e operacioneve.

Për sa i përket Chew-së, i cili është i vendosur në Singapor, do të vazhdojë të jetë shefi i kompanisë mëmë ByteDance.

Bashkimi i tij me kompaninë me qendër në Pekin  ka ardhur në muajin mars. Deri në atë kohë Chew mbante detyrën e kreut të biznesit ndërkombëtar të Xiaomi-t, prodhuesit të telefonave celularë.

Para kësaj, ai ishte një bankier investimesh te Goldman Sachs që është bashkëpunëtor me firmën e investimeve në internet DST Global dhe anëtar i bordit në Kingsoft.

ByteDance në një deklaratë ka thënë se Chew ka udhëhequr një ekip, i cili ka investuar në kompani në vitin 2013 kur ai ishte në DST.

Ndërkohë që Mayer u largua në mënyrë të papritur nga TikTok-u në muajin gusht kur platforma u përfshi në përpjekjet e ish presidentin amerikan, Donald Trump, për ta ndaluar platformën dhe për ta shitur atë te një blerës amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore