Aplikacione

TikTok ndërmerr masa kundër video-ve që promovojnë “Letter to America”


TikTok ka ndërmarrë masa kundër përmbajtjes që promovonte letrën e Osama bin Ladenit, duke hequr atë dhe duke hetuar se si ka hyrë në platformën e tyre, sipas një deklarate të publikuar në X (ish-Twitter).

Ditët e fundit, dhjetëra video lidhur me këtë letër, titulluar “Letter to America”, janë publikuar në TikTok dhe kanë mbledhur të paktën 14 milionë shikime deri më tani.

Letra, e botuar për herë të parë në vitin 2002, kritikon praninë e qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e Izraelit.

Disa krijues në këtë platformë tani përdorin këtë letër për të shprehur kritikat e tyre ndaj përgjigjes së qeverisë amerikane ndaj luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.

Kur kërkohet termi “Letter to America” (Letër për Amerikën), TikTok nuk jep më rezultate, dhe gazeta Guardian, e cila kishte publikuar një version të përkthyer të letrës në vitin 2002, e ka fshirë atë pasi kishte filluar të qarkullonte në platformë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore