Tifozët në Itali, bie Serie A dhe Juventus-i, ngrihet Milan-i dhe Atalanta

SHFLETO
Romario Ismailaj
17.08.2021 15:05
Loading Icons...

Lajmet më të fundit nga Italia raportojnë se Serie A po humbet pëlqimin e tifozëve. Sipas sondazhit më të fundit, të kryer nga “StageUp” dhe “Ipsos”, dy kompanitë e analizave raportojnë se tifozeria e përgjithshme e Serie A ka rënë me 2.6%.

Sipas gazetës së përditshme sportive italiane “La Gazetta dello Sport” numri i tifozëve në Serie A, nga 25.3 milionë që ishte në sezonin 2019/20, shkoi në 24.6 milionë në sezonin e fundit.

Rreth 700 mijë mbështetës janë humbur në vitin e fundit dhe shkaku sipas hulumtuesve është pikërisht urgjenca e COVID-19.

“Periudha e gjatë e mbylljes së stadiumeve ka ndikuar shumë në uljen e numrit të tifozëve, pasi ka sjell zvogëlimin e ndjeshmërisë dhe emocioneve për ekipet e tyre”, tha Giovanni Palazzi, drejtuesi i “StageUp”.

Cilat klube ndiqen më shumë?

Juventus – 8.240 milionë tifozë

Milan – 4.066 milionë tifozë

Inter – 3.978 milionë tifozë

Napoli – 2.577 milionë tifozë

Roma – 1.856 milionë tifozë

Fiorentina – 566 mijë tifozë

Lazio – 545 mijë tifozë

Cagliari – 471 mijë tifozë

Torino – 416 mijë tifozë

Atalanta – 350 mijë tifozë

Cilat klube kanë pësuar ulje më të madhe të numrit të tifozëve?

Torino -12%

Fiorentina -10%

Cagliari -10%

Juventus, Sampdoria, Hellas Verona dhe Udinese -7%

Cilat klube kanë pësuar rritje më të madhe të numrit të tifozëve?

Atalanta +19%

Sassuolo +12%

Milan +11%

Bologna +6%