Sport

Tifozët hedhin flakadanë në fushë, ndalet loja në Ligën e Evropës (VIDEO)


Ndeshja e Ligës së Evropës mes Malmo-s dhe Union Berlinit duhej të ndërpritej pak para se të zhvillohej një orë lojë.

Kjo pasi që ndodhi një përplasje mes tifozëve të dyja ekipeve, përkatësisht nisën të hidhnin sende dhe flakadanë në drejtim të njëri-tjetrit.

Iniciatorë të këtij incidenti ishin tifozët gjermanë duke shkaktuar më pas edhe irritimin e vendasve me gjyqtarin turk Meler që u detyrua t’i dërgonte dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Një ndërprerje e cila zgjati për 20 minuta teksa policia ndërhyri për të larguar tifozeritë ndërsa në tribuna u vendos edhe një kordon sigurie.

Ndërkohë, nuk munguan edhe disa shoqërime nga policia me ata më problematikët që u larguan nga stadiumi.

Pas rifillimit të lojës nuk pati më probleme dhe gjermanët në fund triumfuan me rezultatin 0:1 falë një goli të Becker në minutën e 68-të duke regjistruar fitoren e parë pas dy disfatave në një grup ku janë pjesë edhe Braga e Royal Union i Belgjikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore