Sport

Tifozët e Veronës e fishkëllyen, Ibrahimovic ka një mesazh për ta (VIDEO)


Zlatan Ibrahimovic u pensionua mbrëmë nga futbolli i luajtur në ndeshjen që ekipi i tij, Milan-i e mposhti Veronën me rezultat 3:1.

Në këtë mbrëmje Ibra-s iu bë një përshëndetje emocionuese nga tifozët e Milan-it, por derisa gjigandi suedez mbante fjalimin, tifozët e Veronës e fishkëllenin.

“Vazhdoni të fishkëlleni, por ky është momenti më i madh në sezonin tuaj sepse mund të më shihni mua”, iu drejtua Ibra tifozëve të ekipit mysafir, të cilët po në këtë mbrëmje e panë ekipin e tyre të bie nga Serie A.

Ibra më pas vazhdoi edhe fjalimin përshëndetës, derisa nuk arriti t’i mbante lotët.

Kështu, në moshën 41-vjeare, sulmuesi suedez e mbyll karrierën futbollistike dhe këtë vit kishte pasur vetëm katër paraqitje me Milan-in, duke shënuar një gol.

Kujtojmë që gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në klube të ndryshme: Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​ Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Gjatë kësaj kohe, ai ka shënuar 511 gola në 866 paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore