Sport

Tifozët e Inter-it e votojnë Asllanin si lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Parma-s


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Kupës së Italisë, ku Inter-i i tij e eliminoi me vështirësi skuadrën e Parma-s.

Pas ndeshjes, faqja e Inter-it hapi një votim për lojtarin më të mirë të këtij takimi, teksa 4 mijë e 350 votues morën pjesë.

Prej tyre, më së shumti votuan për mesfushorin kuqezi, i cili mori 36.3% të votave, duke lënë prapa dy golashënuesit: Lautaro Martinez-in me 26.6% dhe Francesco Acerbi-n me 23.7% të votave.

Asllani pati një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Gjatë 120 minutave lojë, ai ishte lojtari me përqindjen më të lartë të pasimeve 96% të sakta (113 nga 118), 80% të dueleve të fituara ( 4 nga 5), etj.

Pra, një mundësi e mirë nga ana e Asllanit për ta fituar një vend në formacionin titullar të skuadrës zikaltër.

20-vjeçari e kishte të vështirë të depërtonte në formacioni startues, por mungesa e mesfushorëve si Calhanoglu, Brozovic e Barella, ka bërë që Asllani ta niste titullar atë sfidë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore