Sport

Tifozët duan fitore, “Air Albania” mbushet kuqezi


Tifozët shqiptarë kanë ardhur për fitoren e kombëtares së tyre dhe për të vijuar ëndrrën e pjesëmarrjes në Botërorin “Katar 2022”.

Të shumtë në numër, ata janë të veshur me ngjyrat kombëtare, kush me flamuj e kush me fanelat e Shqipërisë.

Policia vijon me kontrollat e rrepta. Ndërkaq, tifozët kanë mbërritur më herët për të shmangur radhët e gjata.

Ata kanë ardhur edhe nga jashtë shtetit për të shijuar një sukses historik të skuadrës së zemrës.

Tifozët janë të pranishëm për të jetuar ndoshta historinë e futbollit shqiptar, duke brohoritur dhe duke kënduar gjatë gjithë 90 minutave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore