Shqipëria

TIA u bën thirrje udhëtarëve të mbërrijnë në aeroport tre orë para nisjes


Tirana International Airport (TIA) u bëri thirrje udhëtarëve që të mbërrijnë në aeroport minimumi tre orë para kohës së tyre të caktuar të nisjes.

Përditësimi në lidhje me procesin e check-in dhe sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të hyjë në fuqi nga 9 gushti deri më 10 shtator.

“Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar volumet e shtuara të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe, ne lutemi me mirësi të gjithë pasagjerët të mbërrijnë në aeroport minimumi tre orë para kohës së tyre të caktuar të nisjes. Kjo masë pro-aktive do të na ndihmojë të mbajmë operacione efikase dhe do t’ju ofrojë një përvojë pa stres”, shkruan TIA në deklaratën e saj zyrtare.

Ajo fton gjithashtu pasagjerët që të marrin në konsideratë kohën e mundshme shtesë të kërkuar për regjistrimin e bagazheve, ekranizimin e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të lindë.

“Ne e kuptojmë se kjo mund të kërkojë që të rregulloni pak planet tuaja të udhëtimit, por ju sigurojmë se kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë. Si gjithmonë, siguria dhe rehatia juaj mbeten prioritetet tona kryesore”, ravijëzon në përmbyllje TIA.

Sipas autoriteteve të aeroportit, kjo masë i lejon që të kryhen procedurat e nevojshme me zell dhe efikasitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore