Sport

Thomas Tuchel pjesë e historisë së Champions League


Thomas Tuchel

Thomas Tuchel drejtoi skuadrën e tij Bayern Munich drejt gjysmëfinales së Champions League pasi mundi Arsenal-in në çerekfinale.

Joshua Kimmich shënoi golin e vetëm të mërkurën në mbrëmje për t’i dërguar gjermanët në gjysmëfinale me rezultatin 3-2 në total.

Bayern-i, është klubi i tretë i ndryshëm që Tuchel ka kualifikuar në katër skuadrat më të mira të Evropës, duke iu bashkuar një grupi elitar trajnerësh.

Vetëm Carlo Ancelotti, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola e kishin arritur këtë sukses para gjermanit.

Tuchel, 50 vjeç, ishte nënkampion me Paris Saint-Germain në 2020 dhe fitoi trofeun me Chelsea-n një vit më vonë.

Ai e realizoi arritjen e tij të fundit pavarësisht faktit se ai do të largohet nga Bayern-i në fund të sezonit pas përpjekjeve të dështuara të tij për të konkurruar me Bayer Leverkusen.

Joshua Kimmich thyen rekordin 20-vjeçar në Champions League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore