Shqipëria

Thirrjet kundër Kosovës, Egnatia tenton të braktisë ndeshjen e Champions League


Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, luajti ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League 2024-25 përballë ekipit serb nga Bosnje dhe Hercegovina, Borac Banja Luka. Ishte një duel që u shoqërua me thirrje gjeopolitike, incidente, dy kartona të kuq për rrogozhinasit dhe një ndërprerjeje prej 10 minutash.

Borac, një klub që përfaqëson serbët në Bosnje dhe me tifozë shumë nacionalistë, priti kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e të mërkurës.

Ajo që premtoi të ishte një ndeshje konfliktuale nuk u shpëtua nga rrëmuja: flamujt që kërkonin Kosovën, thirrjet raciste, polemika dhe një pushim i tensionuar 10-minutësh.

Egnatia tentoi të braktisë ndeshjen pas shthurjes së zakonshme të serbëve në tribuna, por pas një vonese dhe negoicimi prej 10 mintuash takimi rifilloi.

Në fushën e blertë, Borac fitoi 1-0 me një gol në kohën shtesë, e cila zgjati deri në 14 minuta. Egnatia ishte me një më pak nga minuta e 58-të dhe përfundoi me 9 lojtarë.

Në total, Egnatia përfundoi me gjashtë kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Takimi i kthimit do të zhvillohet më 17 korrik, ora 21:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore