Sport

Thiago Silva dëshiron të qëndrojë te Chelsea deri në moshën 40-vjeçare


Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva dëshiron të rinovojë kontratën me klubin e Chelsea. 38-vjeçari ka në fuqi një kontratë që i përfundon verën e ardhshme.

Megjithatë, sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano, Silva ka si synim të qëndrojë te Chelsea-s deri kur të ketë mbushur të 40-at.

Forma e treguar në fushë nga Silva është ende e një niveli të lartë. Ndaj ai ndihet i sigurtë për të vijuar kontratën në “Stamford Bridge”.

Këtë fillim sezoni, braziliani është paraqitur në shtatë ndeshje. Të gjitha me minutazh të plotë. Ai ka munguar vetëm në tre përballje për shkak dëmtimi.

Silva u bashkua me Chelsea-n në gushtin e 2020 pasi përfundoi kontratën me PSG-në. Në Paris ai kishte qëndruar për tetë vite.

Me 38-vjeçarin në fushë, Chelsea arriti të triumfonte në finalen e UEFA Champions League në 2021 përballë Manchester City-t. Gjithashtu arriti për herë të parë dhe triumfin në Kupën e Botës për Klube.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore