Sport

Theu rekordin botëror në 100 metra, 105-vjeçarja e pakënaqur: Doja më pak se një minutë


Julia Hawkins është 105-vjeçe. Të dielën ajo vendosi rekord botëror në garën e 100 metrave për të moshuarit në Luiziana të SHBA-ve.

Pavarësisht se theu rekordin, Hawkins në përfundim të garës u shpreh se ishte e pakënaqur.

“Ishte e mrekullueshme të shihje kaq shumë anëtarë të familjes dhe miq. Por doja ta bëja në më pak se një minutë”, tha ajo pas garës, ku vendosi rekordin me kohën 1:02:95.

Ajo filloi të garonte në këto lojëra që kur ishte në moshën 80-vjeçare. Në vitin 2017, vendosi rekordin botëror për garën e 100 metrave, për femra mbi 100-vjeçe. Garën e përfundoi në kohën 39:62 sekonda.

“Më pëlqen të vrapoj dhe më pëlqen të jem frymëzim për të tjerët. Dua të vazhdoj të vrapoj për aq kohë sa mundem”, tha Hawkins.

“Mesazhi im për të tjerët është që ju duhet të qëndroni aktiv nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur me kalimin e moshës”, theksoi 105-vjeçarja.

Disa rekorde janë thyer këtë vit në atletikë, përsa i përketë atletëve në moshë. Hiroo Tanaka i Japonisë vendosi rekordin në kategorinë meshkuj +90-vjeç në kohën 16:69 sekonda.

Në kategorinë femra, Julie Brims e Australisë theu rekordin për moshën + 55-vjeçe në kohën 12:24 sekonda. Amerikania Kathy Bergen vendosi rekord për + 80-vjeçe në kohën 16:26 sekonda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore