Shqipëria

Thethi me rrugë të re


Zona e Thethit është një ndër më të frekuentuarat për sa i përket turizmit malor, mirëpo terreni për të shkuar deri atje, ka qenë i vështirë.

Gjithsesi, duket se tashmë ka ardhur edhe zgjidhja për banorët e Thethit së pari e më pas për turistët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një video në profilin e tij në Facebook. Aty shfaqet rrugëtimi i ri drejt Thethit, me dy korsi të asfaltuara, të cilat të shpien deri në fshatin piktoresk verior.

“Një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor”, shkruan Rama në postim.

Ai nuk harron të ravijëzojë edhe faktin se turizmi në këtë zonë, ka qenë një investim i kahershëm i banorëve. Shumë prej tyre, edhe pse të larguar, nuk e harruan Thethin dhe u kthyen. Më pas ata investuan në bujtina lokale, të cilat u pritën krahëhapur nga turistë vendas e të huaj.

Me anë të rrugës së re, mund të shihet edhe mundësia për zgjerimin e sektorit turistik në Theth.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore