Lajme

Thesare nën rrënojat e katedrales në Zelandën e Re


Tërmeti i 2011-ës do të ishte shkatërrues për Katedralen e Sakramentit të Bekuar, e cila gjendet në Rrugën Barbadoes, si dhe për pjesën më të madhe të qendrës së qytetit.

Dhjetë vjet pas tij, Dioqeza Katolike ka zbuluar disa statuja engjëjsh që i mungonin.

Shumë thesare që mendohej se kishin humbur, janë rikuperuar.

Triona Doocey, arkiviste për Dioqezën Katolike të Christchurch, ka dokumentuar gjetjet në Facebook.

Mes tyre kishte kapsula që u përkisnin dekadave të hershme dhe një kuti bamirësie për mbledhjen e monedhave të vjetra.

Dy engjëj prej bronzi në panele të rrumbullakëta, të vendosura në secilin skaj të altarit në Faltoren e Shpirtrave të Shenjtë, dhe që datojnë që në kohën kur katedralja u hap për të parën herë në 1905.

Këto të fundit rezultuan të zhdukura, pas zhvendosjes së altarit muajin e kaluar.

“Pa dyshim që përgjatë 10 viteve, në një moment dikujt i ka shkuar në mendje se ata do të futeshin dhe do t’i merrnin engjëjt e bronzit”, tha Doocey.

Vendimi për të prishur Bazilikën, e cila renditet si trashëgimi në 2019, u mor me peshkopin e atëhershëm, Paul Martin. Një restaurim që shkonte miliona dollarë.

Shkatërrimi, më në fund, filloi në tetor të vitit të kaluar.

Ndërsa një arkeolog qëndronte aty për të shërbyer, nëse në kërkim e sipër, do të gjendeshin objekte të shenjta.

“Sendet me të cilat nuk dinë se çfarë të bëjnë, m’i sjellin mua”, tha Doocey.

Njëra prej tyre ishte një kuti koleksioni për Shën Vincent de Paul, që iu dha më në fund bamirësisë pas një dekade, megjithëse monedhat nuk ishin më në qarkullim.

“Ishte kënaqësi më vete, pasi kisha mundësi që gjëra të çuditshme të tilla, t’i gërmoja dhe të thosha: kjo është e jotja”, u shpreh Doocey.

Shumë prej sendeve më të çmuara të Katedrales ishin hequr për t’i ruajtur përpara tërmetit të shkurtit 2011, duke përfshirë dyert e Tabernakullit dhe “kryqëzimin” nga artisti Ria Bancroft.

“Por numri i gjetur qe i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh dëmtimin e Bazilikës dhe kohën që vendi është lënë i shkatërruar”, tha Doocey.

Një nga 14 Stacionet e Kryqit nga skulptori Lleë Summers, porositur për Katedralen në 2000, ishte shkatërruar, ndërsa një panel tjetër u dëmtua gjatë zhvendosjes, kurse të tjerat ishin ruajtur në vend të sigurt.

Pllakat përkujtimore e dashamirësve dhe Njëqindvjetori Dioqezan gjithashtu qenë vjedhur.

Doocey tha që, aty ku është e mundur, sendet me përdorim liturgjik, të tilla si një stendë zbukurimi e marrë nga një dhomë e sigurt brenda Bazilikës, së bashku me kryqëzimet dhe sendet dekorative, do të pastrohen ose restaurohen, duke u vënë në përdorim.

Sendet, të cilat qenë shumë të dëmtuara ose të kushtueshme për t’u riparuar, ose nuk ia vlenin të ruheshin, do t’i dhurohen Muzeut Canterbury ose famulltarëve.

Gjithashtu, një pjesë e tyre do të ekspozohen në katedralen e re për të nderuar të vjetrën, duke marrë në konsideratë punën më të mirë të arkitektit Francis Petre.

Kapsulat e kohës nga vitet 1980 ishin zbuluar që përmbanin letra në lidhje me aferat personale të banorëve të Christchurch me Bazilikën, të cilën Doocey planifikon të digjitalizojë për një ekspozitë.

Ajo gjithashtu shpreson që të arrijë të rivendosë skenën e lindjes së Krishtit, e cila u gjet me figurat e saj të prera.

Me sa duket nga vandalët, duke përdorur teknikën japoneze kintsugi, ku qeramika e thyer vendoset përsëri së bashku me çarjet e theksuara në ar.

“Mendova se do të ishte një mënyrë e mrekullueshme për të treguar historinë çdo Krishtlindje pa qenë e nevojshme ta thuash…

Të çarat do të tregojnë dëmin që u bë si nga tërmetet, ashtu edhe nga njerëzit”.

Ndërkohë, Doocey mbetet me shpresën se engjëjt e humbur do të kthehen në kongregacion, “Do të ishte me të vërtetë lajm i mirë nëse zbulojmë se çfarë u ka ndodhur”.

Përshtatur për The Guardian nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore