Film

The Simpsons, sezoni i 33-të në shtator


Sezona e 33-të e komedisë së animuar më të përcjellur në tërë botën, “The Simpsons”, pritet të del në shtator të këtij viti, me një segment të paparë deri më tani të një episodi të plotë muzikor.

Gjatë panelit të Comic-Con ku u shpalos përmbajtja e sezonës së 33-të, producenti ekzekutiv, Matt Selman, dha hollësira rreth asaj se çfarë mund të presim nga ky sezon i ardhshëm.

Episodi muzikal i shpalosur është i titulluar “The Star of the Stage”, vjen në bashkëpunim me Kristen Bell nga filmi i animuar “Frozen”, dhe do ti ketë të gjitha këngët origjinale të saj si zëri që do të këndoj përmes personazhit të Marge-it.

“Premiera e këtij viti është episoda më muzikale që kemi bërë ndonjëherë. Është sikurse muzikalet e Brodway-t, me të gjitha këngët origjinale, dhe e kemi Kristen Bell në rolin e Marge-it, por vetëm këndimi është ndryshe”, ka thënë Selman.

Paneli gjithashtu përfoli edhe një skenë ku personazhi më ikonik në botën e animuar, Homer Simpson, këndon në vaskën e tij duke e irrituar gruan e tij, Marge.

Ata treguan edhe për ngjarjen vjetore “Treehouse Horror” që përfshihet në “The Simpsons”, dhe se do ti ketë pesë segmente në këtë sezon.

“Për herë të parë kemi pesë segmente në Halloween-in e këtij viti. Kemi romancë që i ngulet jetës së Moe-s, dhe eksplorojmë tragjedinë më të madhe në jetën e Homer-it me yllin e ri Rachel Bloom”, vazhdoi producenti Al Jean.

Producenti Matt Selman ndër të tjera tregoi edhe se në këtë sezon do të ketë një ngjarje me letra dashurie dy pjesëshe në shfaqjen Fargo, dhe shfaqje telivizive prestigjioze me kriminelë, shfaqje këta të cilat do të përfshijnë figura si Timothy Olyphant, Christopher Melonia dhe Brian Cox.

Diskutimin e plotë të panelistëve mund ta ndiqni më posht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore