Lajme

Tetë të vrarë në Korenë e Jugut nga stuhia më e keqe në 80 vjet


Të paktën tetë njerëz u vranë dhe gjashtë janë shpallur të zhdukur pasi një nga stuhitë më të mëdha të shiut në 80 vjet goditi Seoul-in.

Kjo, duke përmbytur rrugët dhe stacionet e metrosë dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Yonhap”.

Presidenti i vendit Yoon Suk Yeol thirri një takim urgjent në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Statusit të Fatkeqësive dhe Sigurisë.

Stuhia hodhi deri në 141 milimetra ujë në orë në pjesë të kryeqytetit të Koresë së Jugut.

Tre nga tetë viktimat u mbytën pasi apartamenti i tyre në bodrum ishte mbushur me ujë, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Televizioni lokal tregoi shoferët që braktisnin makinat e tyre në lagjen e pasur Gangnam dhe banorët që ecnin në ujërat deri në gjunjë.

300-350 milimetra të tjera shiu parashikohet të bien deri të enjten, tha Administrata Meteorologjike, duke shtuar rreziqet e më shumë përmbytjeve.

Reshjet e pazakonta të dendura dhe valët ekstreme të të nxehtit kanë goditur shumë pjesë të botës këtë vit, duke vrarë mijëra dhe duke zhvendosur miliona.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit thotë se ngrohja globale po kontribuon në reshje më të mëdha, me ajër më të ngrohtë duke lejuar re më të dendura stuhie të cilat nga ana tjetër prodhojnë më shumë shi.

Shirat e rrëmbyeshëm që nisën të hënën dhe vijuan të martën shkaktuan edhe përmbytje në pjesë të qendrës së qytetit, duke i kthyer disa parkingje në pellgje.

Shërbimet e trenave dhe metrosë u pezulluan në disa linja, ndërsa biznese të shumta u kërkuan punonjësve të punonin nga shtëpia.

Shifrat e shiut për orë ishin më të lartat që nga një stuhi në vitin 1942, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Disa zona të Seoul-it morën më shumë shi në një ditë sesa shihen zakonisht në një muaj të tërë në verë, sipas të dhënave nga agjencia e motit të Koresë së Jugut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore