Lajme

Tetë të plagosur nga të shtënat në Jerusalem


Të paktën tetë persona janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në vende të ndryshme në qytetin e Jerusalemit, thanë zyrtarët izraelitë.

Sulmuesit qëlluan në një autobus dhe hapën zjarr në një vend parkimi makinash pranë Murit historik Perëndimor në orën 01:24 me orën lokale, thanë zyrtarët e emergjencës.

Policia ka nisur një kërkim për personat e armatosur, të cilët u larguan pas sulmeve.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se incidenti po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist.

Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha se po trajtonte disa njerëz, përfshirë dy që ishin në gjendje kritike.

Viktimat – gjashtë burra dhe një grua – janë dërguar në spitalet në Jerusalem, shtoi MDA.

Mbetet e paqartë se sa të shtëna ka pasur, megjithatë mediat hebraike kanë raportuar se policia është në kërkim të të paktën dy të dyshuarve.

Videoja në mediat sociale tregoi policinë e armatosur rëndë në vendngjarje dhe mediat lokale raportuan se adhuruesit ishin penguar për një kohë të shkurtër të largoheshin nga kompleksi i Murit Perëndimor.

Një zëdhënës i policisë tha se oficerët “kanë filluar të sigurojnë zonën, të hetojnë rastin dhe të kërkojnë për të dyshuarit, të cilët u larguan”.

“Times of Israel” raportoi se të paktën një sulmues kishte pritur që autobusi të mbërrinte në një ndalesë, përpara se të hapte zjarr ndërsa pasagjerët hipnin.

“Autobusi ishte plot”, tha shoferi Daniel Kanievsky për mediat lokale.

“Unë ndalova në një stacion autobusi në varrin e mbretit David dhe më pas dëgjova të shtëna, njerëzit filluan të bërtasin, njerëzit u lënduan brenda autobusit”.

Në një deklaratë për median britanike “BBC”, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se forcat e sigurisë “po punonin për të kapur terroristin” dhe u zotua se kushdo i përfshirë në sulm do të “paguante një çmim për çdo dëm ndaj civilëve tanë”.

Muri Perëndimor është një nga vendet më të shenjta në judaizëm dhe mijëra adhurues shkojnë në një pelegrinazh atje çdo vit për t’u lutur.

Sulmi vjen një javë pasi 44 persona u vranë në Rripin e Gazës gjatë shpërthimit më serioz që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021.

Tre ditë dhune panë forcat izraelite që synonin udhëheqësit e Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ) dhe militantët që gjuanin raketa në Izrael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore