Lajme

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë


Ilustrim.

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës për vetëm 24 orë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë.

Rastet e dhunës është raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, për rastin në Kaçanik është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime”.

Raste të ngjashme kanë qenë edhe në Prizren dhe Pejë, ku thuhet se palët janë intervistuar nga prokurori.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa në komunën e Gjakovës të dyshuarit i janë konfiskuar pistoletë dhe një thikë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari  janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

Po ashtu, në komunën e Obiliqit tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur mes vete, me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

Nga policia është thënë se të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore