Tokyo 2020

Tetë kombëtaret më të mira të futbollit në “Tokyo 2020”


Ka përfunduar faza e grupeve në futbollin e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Kjo fazë e futbollit të Lojërave Olimpike, solli mjaftë befasi, duke lënë jashtë garës kombëtare shumë të forta.

Gjermania nuk arriti të kualifikohej tutje, pasi që barazoi me rezultat 1:1 ndaj Bregut të Fildishtë.

Kështu gjermanët përfundojnë në vendin e tretë të Grupit D, me katër pikë të grumbulluara, një më pak se Bregu i Fildishtë dhe tre më pak se Brazili kryesues.

Befasia tjetër e mbrëmjes në Tokio, ishte Franca, e cila humbi me rezultat 4:0 nga vendi organizator i Lojërave Olimpike, Japonia.

Me këtë humbje Franca mbetet jashtë grupit me vetëm tre pikë të grumbulluara, derisa në Grupin C, u kualifikuan Japonia dhe Meksika.

Jashtë garë mbeti edhe kombëtarja e Argjentinës, e cila në ndeshjen e fundit, barazoi përballë Spanjës.

Kështu Argjentina u pozicionua në vendin e tretë në Grupin C, me katër pikë të grumbulluara, njëjtë sa ka edhe Egjipti i vendit të dytë, që u kualifikua falë golaverazhit më të mirë. Derisa në vendin e parë u pozicionua Spanja me pesë pikë.

Kurse, në Grupin B, kualifikimin e gjetën Korea e Jugut dhe Zelanda e re, duke lënë jashtë gare Rumaninë dhe Hondurasin.

Në fazën çerekfinale do të takohen Spanja me Bregun e Fildishtë, Japonia me Zelandën e Re, Brazili me Egjiptin, si dhe Korea e Jugut me Meksikën.

Çerekfinalet e “Tokyo 2020” do të zhvillohen 31 korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore