Kosova

Testi i Arritshmërisë “test i marrëzisë”, thotë Tahiri


Shefi i grupit paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Shefi i grupit paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas përfundimit të testit të Arritshmërisë dhe atij të Maturës ka thënë se “është test i marrëzisë”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Tahiri ka kritikuar mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Testi i Arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë! Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka pasur as informim për rëndësinë që ka ky test.

“Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të Arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithçka rutinë”.

“Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit, dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim”.

“Pra, as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mos pritshmëria e nxënësve të ishte qëllim”.

Sipas tij, në raste të tilla janë vetëm nxënësit ata që janë “viktima”.

“Është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”.

Grupi i AAK-së parlamentar ka thënë se është duke pritur disa rezultatet, ndërsa deri atëherë është thënë se do të bëhen disa veprime nga kjo parti.

“Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve. Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: [email protected] ose telefon: 03820010115”.

Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, AAK ka potencuar se do të bëjë dy veprime.

“Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it. Do të kërkojmë votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës”.

Ndryshe, çdo vit në rrjetet sociale gjatë procesit të mbajtës së dy testeve atë të Arritshmërisë dhe të Maturës publikohen pyetjet dhe po ashtu nxënësit kanë qasje në telefonat e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore