Auto

Tesla tërheq më shumë se një milion makina amerikane


Kompania Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt. Çka ka rrezik të lëndojë gishtat njerëzve.

Dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se xhamat mund të mos reagojnë siç duhet pas zbulimit të një pengese.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë.

Kurse Tesla ka bërë me dije se një përditësim i software-it do ta rregullojë problemin.

Sakaq, ky problem i fundit ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë.

Tërheqjet e mëparshme kanë qenë për shkak të kamerave të pasme, përkujtuesit për rripat e sigurimit apo software-in e sistemit të zërit.

Shefi ekzekutiv Elon Musk e ka kritikuar përdorimin e termit tërheqje, duke thënë se ky është një përditësim i vogël i software-it. Dhe se nuk ka pasur lëndime.

Tërheqja e fundit mbulon të katër modelet e Tesla-s, konkretisht Model 3 prodhimi 2017-2022, disa modele të Model Y 2020-2021 dhe Model S dhe Model X.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore