Lajme

Tërheqja e Trustit, sërish temë debati në Kuvendin e Kosovës


Kuvendi i Kosovës

Mundësia për të tërhequr 30% nga kursimet e Fondit Pensional të Kosovës, do të diskutohet sërish këtyre të mërkurë në Kuvend.

Sot mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës dhe në rend dite është paralajmëruar se do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Seanca e Kuvendit nis nga ora 10:00.

Kërkesën për tërheqje nga ky fond i kursimeve e ka shpalosur Partia Demokratike e Kosovës, si kërkesë të qytetarëve ëpr të tejkaluar krizën financiare të shkakruar nga rritja enorme e çmimeve shumë produkteve ushqimore e derivateve të naftës.

Kjo iniciativë më pas u mbështet edhe nga partitë tjera opozitare, përvec Lëvizjes vetëvendosje dhe Qeverisë.

Këta të fundit janë këmbëngulës për të mos e ecur përpara këtë nismë me arsyetimin se do të shkatërrohet Fondi Pensional i Kosovës.

Që Qeveria të bindet, qytetarë e shumë sindikata kanë protestuar dhe akoma vazhdojnë të protestojnë.

Këtë të mërkurë, Sindikata e Re e KEK-ut do të protestoj për të kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve nga trusti.

Kësaj proteste do t’i bashkëngjitet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës.

Rendi i ditës i seancës së Kuvendit

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për   akcizën në produktet e duhanit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,

Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,

Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

Përzgjedhja e kandidatit për një anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore