Shqipëria

Tentuan të shpëtojnë vajzën e goditur nga rryma në dush, tre viktima në Fushë-Arrëz


Një nënë bashkë me dy vajzat e saj kanë humbur jetën pas goditjes nga rryma elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orën 16:50 në Fushë-Arrëz.

Njëra prej viktimave është goditur nga rryma elektrike pasi ka hyrë për të bërë dush.

Nuk është ende e qartë se si kanë humbur jetën dy viktimat e tjera (nëna dhe e motra) pasi dyshohet se edhe ato kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Grupi hetimor sakaq vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore