Lajme

Tentativa për grusht shteti në Moldavi, pesë të dyshuar


Shërbimet e inteligjencës dhe gjyqësori i Moldavisë po hetojnë një rrjet spiunazhi që përfshin shtetas moldavë dhe të huaj.

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë për shtyp nga shërbimi i inteligjencës “Sis”.

Pesë shtetas moldave janë nën hetim: dy prej tyre u arrestuan në dhjetor 2022 dhe tre të tjerët konsiderohen si të dyshuar.

Ata ishin rekrutuar nga shërbimet speciale të një shteti të tretë, për veprime destabilizuese dhe ndryshimi të dhunshëm të rendit kushtetues.

Përveç kësaj, si pjesë e hetimit, hetuesit identifikuan shtetas të një vendi tjetër që ishin të përfshirë në spiunazh dhe financuan moldavët e përfshirë në skemë.

Hetimi u nis në vitin 2020, duke dokumentuar si veprimet e synuara ashtu edhe ato të zbatuara pjesërisht.

Bëhet fjalë për transfertat e parave, provokimin e urrejtjes ndëretnike, intolerancën ndaj shtresave të caktuara të popullsisë, punësimin e individëve të prirur ndaj dhunës për të marrë pjesë në protesta.

Shërbimi i Sigurimit theksoi se tradhtia dhe spiunazhi dënohen me burgim nga 12 deri në 20 vjet.

Presidentja, Maia Sandu e Moldavisë tha se, Rusia po komplotonte një grusht shteti në vendin e saj.

Sipas Sandu, Kremlini synon të ngrejë “protesta opozitare” duke përfshirë qytetarët e Federatës Ruse, Bjellorusisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Plani përfshinte kapjen e ndërtesave qeveritare dhe rrëzimin e qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore