Sport

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës anulojnë miqësoren e Juventus-it me Atletico Madrid-in


Tashmë është zyrtare. Ndeshja miqësore mes Juventus-it dhe Atletico Madrid-it, e planifikuar për të dielën në Tel Aviv është anuluar.

“Për shkak të situatës aktuale të sigurisë, Comtec Group (promovuesi i ndeshjes), Juventus dhe Atletico de Madrid komunikojnë se miqësorja mes dy skuadrave që do të zhvillohej në Izrael të dielën më 7 gusht në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv është anuluar”, thuhet në një shënim nga klubi spanjoll.

Loja nuk do të luhet për arsye sigurie, duke pasur parasysh tensionet e reja mes Izraelit dhe Palestinës në Rripin e Gazës.

Sulmi i Izraelit në Rripin e Gazës nisi më 5 gusht dhe ndërkohë po vijon edhe aktualisht, duke lënë pas disa viktima.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore