Jetesë & Stil

Tempulli prej shtigjeve të virgjëra


“Cloud of Luster” në qytetin japonez Himeji

Dëshira e madhe për të organizuar një event përrallorë për ditën më të rëndësishme në jetë, në një vend mahnitës dhe unik si “Cloud of Luster” në qytetin japonez Himeji mbetet e madhe.

I ndërtuar në formën të reve, tempulli përfaqëson mishërimin e ditës së martesës, shkëlqimi dhe magjepsja, gëzimi dhe qetësia, ëndrrat dhe shpresat paraqiten nëpërmjet formës imagjinative të kapelës, transparencës, lehtësisë dhe reflektimit.

I rrethuar nga uji, gjë që krijon iluzionin se ndërtesa pluskon butësisht nëpër sipërfaqen e tij. Reflektimi i ujit rrit më tej përshtypjen e lehtësisë dhe prezanton një dimension të ri në mjedis.

Shtigjet dredha-dredha të çojnë në objektin kryesor, i cili është tërësisht i rrethuar me panele qelqi që ndjekin formën e lakuar dhe sjellin dritë nga të gjitha drejtimet. Ka vetëm një hapësirë të vogël ku ndodhen organot e strehuara nga një mur i bardhë i lakuar.

Shtegu i cili të çon drejt altarit, japonezët e quajnë “shtegu i virgjër”. Shtegu në kapelën “Cloud of Luster” është bërë nga panele xhami me dritë të pasme, dhe pjesa tjetër e dyshemesë është bërë nga rrëshirë dhe topa xhami që shkëlqejnë në dritë.

Ky objekt i ri futurist mbulon një sipërfaqe prej 245 metrash katrorë dhe është pjesë e sallës ceremoniale të dasmave “La-Vienne” në ishullin Honshu. Dizajni i tij është firmosur nga kompania “KTX archiLAB”.

Linjat e lakuara janë të pranishme kudo, nga baza e ndërtesës deri te shtyllat mbajtëse që shkrihen butësisht në çati.

Si dhe të njëjtat shtylla shtrihen përgjatë shtegut që të çon në kapelë, duke krijuar një mjedis harmonik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore