Pajisje

Teleskopi i NASA-s kap imazhin më të thellë të universit


Teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur grupin e parë të imazheve të plota me ngjyra të universit.

Për këtë, presidenti amerikan Joe Biden ka zbuluar njërin prej imazheve, ku qindra galaktika të largëta ofrojnë një tablo kozmike me ngjyra.

“Është një dritare e re në historinë e universit tonë. Dhe sot do të shohim dritën e parë që do të shkëlqejë nga ajo dritare”, ka pohuar Biden.

Referuar astronautëve, kjo shkrepje e parë ka dhënë një imazh në fushë të thellë që kur teleskopi hodhi një vështrim të gjatë në një pjesë të vogël të hapësirës.

Përmes observimit, teleskopi arriti të binte në kontakt me dritën e zbehtë dhe të zbulonte objekte jashtëzakonisht të largëta.

Pjesa është e populluar nga galaktika të mrekullueshme, të vorbullta, disa prej të cilave kanë ekzistuar më shumë se 13 miliardë vjet më parë.

“Në atë foto po shikoni pamjen më të thellë ndonjëherë të universit”, ka thënë Thomas Zurbuchen i NASA-s, administrator i drejtorisë së misionit shkencor.

Ndërkaq, pritet të publikohen edhe katër imazhe shtesë më 12 korrik që do të ofrojnë pamje të reja të galaktikave.

I nisur më 25 dhjetor 2021, JWST është teleskopi më i fuqishëm që ka fluturuar ndonjëherë.

Kur shkencëtarët e parashikuan për herë të parë dekada më parë, ata imagjinuan një teleskop që do të ishte në gjendje të shikonte fillimet më të hershme të universit.

Në atë kohë kur yjet dhe galaktikat e para po dilnin nga errësira kozmike.

Për ta bërë këtë, observatori prej 10 miliardë dollarësh e sheh qiellin në dritë infra të kuqe, ose gjatësi vale që janë pak më të gjata se sa mund të perceptojnë sytë e njeriut.

Kur pamjet mbërrijnë në tokë, ato ngjyrosen duke përdorur një paletë që korrespondon me gjatësitë e ndryshme të valëve infra të kuqe.

Tanimë, me imazhet e siguruara, duket se teleskopi po funksionon ndoshta edhe më mirë se sa pritej.

Dhe se 20 vitet e ardhshme të operacioneve shkencore do të jenë të mbushura me surpriza.

Marrë nga “National Geographic”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore