Shqipëria

Tekste shkollore falas për nxënësit në gjithë Shqipërinë


Janë 280 mijë nxënës nga klasa e parë deri tek e nënta dhe ato të kategorive në nevojë mes klasave 10-12, që kanë përfituar nga shpërndarja e teksteve shkollore falas.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, përmes një postimi në median sociale Facebook, të martën e 14 shkurtit.

Kjo nismë, sipas ministres, “ndikon drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare”.

Gjithashtu, thekson ajo, i pajis nxënësit me “botimet më prestigjioze” të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore